AlbanianSport.com 01/10/2018 14:45
ASNN – I veshur me një xhaketë dhe pantallona në ngjyrë të kuqe të kuqe dhe të argjendtë, 13-vjeçari Muhamed Balikhanov mban një shtizë të gjatë, ndërsa nget ngadalë një biçikletë të kuqe të vjetër përgjatë një filli të tërhequr fort. Në fshatin e tij të largët Çakhçakh në rajonin jugor rus të Republikës Gjysmëautonome të Dagestanit, Balikhanovi është një nga të paktët që vazhdon traditën e ecjes në ekuilibër që daton qindra vjet më parë.
Për banorët lokalë në rajonin malor të Kaukazit të Veriut, ecja në ekulibër ka filluar shekuj më parë si një mënyrë për të shkurtuar rrugët midis fshatrave. Gjatë epokës sovjetike, një grup artistësh nga Dagestani u shfaqën në Moskë dhe jashtë vendit, e anëtarëve të saj iu dha titulli prestigjoz i Artistëve Popullorë të Bashkimit Sovjetik. Një nga ekulibristët më të njohur të Rusisë, Rasul Abakarov, është me prejardhje nga Dagestani edhe pse ai u rrit në Shën Pjetërburg.
Këtë muaj ai ka ecur përgjatë një teli në një lartësi prej 100 metrash vendosur mes majave të Groznji të Çeçenisë. Ai po ia kalon njohuritë e tij një grupi të rinjsh, ku bën pjesë edhe kushëriri i tij. Djali, prej dy vitesh është duke praktikuar shtrëngimin e këmbëve dhe ka arritur rezultate të pabesueshme, tha mësuesi i tij. “Ai ka një të ardhme të madhe dhe nuk ka frikë nga asgjë”, shton me krenari Abakarovi, duke vlerësuar “talentin e tij të madh”.
Megjithëse ky sport duket se po zhduket, të vjetrit po mundohen ta mbajnë gjallë duke e praktikuar te fëmijët, djem e vajza.