Formula 1 / Rusia, sfida e madhe midis “Ferrarit” dhe “Mercedesit”

Share Button

AlbanianSport.com 27/09/2018 19:25

ASNN – Është gara e 16-të e këtij sezoni të Formulës 1 dhe skuadrat dhe pilotët kanë zbarkuar në Rusi, në Fshatin Olimpik të Soçit. Teksa pilotët ngrohin gomat e makinave dhe moti në Soçi premton të jetë i këndshëm me diell, e për t’u shijuar përgjatë ditëve të fundjavës vetëm në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që do të sjellë drejtpërsëdrejti provat zyrtare të shtunën e garën të dielën.

Formula 1 i është drejtuar tanimë Detit të Zi, teksa skuadrat dhe pilotët kanë zbarkuar në Rusi dhe më saktësisht në Fshatin Olimpik të Soçit. Dhe Ljuis Hemiltoni i është drejtuar Rusisë me erën që i fryn bollshëm në vela, pasi fitoret e papritura në Itali dhe në Singapor i dhanë atij mundësinë të krijojë një epërsi 40-pikëshe në betejën për titull me Sebastian Fetelin.

Por, a do ta mposhtë ai edhe një herë tjetër rivalin gjerman dhe “Ferrarin” në Soçi? Apo ky është momenti kur “Skuderia” italiane reagon për një shans të fundit në betejën për titull? Për fat të keq, rrugës për në Soçi, gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për “Ferrarin”. Skuadra italiane supozohej të fitonte në shtëpi, por fitoi Hemiltoni dhe “Mercedesi”, ashtu sikundër ndodhi edhe në Singapor.

Dhe, sikur të mos mjaftojë kjo, radhën e ka Rusia, një pistë ku “Mercedesi” ka triumfuar në të 4 edicionet, pasi Hemiltoni fitoi në 2014-ën dhe 2015-ën, përpara se Niko Rozbergu dhe Valteri Botas të merrnin kreun e podiumit për “Shigjetat e Argjendta” në 2016-ën dhe 2017-ën. Pra, a do të jetë 2018-ta një tjetër garë për dominimin e skuadrës gjermane, apo “Ferrari” do t’i japë fund tersit?

Gjithçka mbetet për t’u parë, teksa pilotët ngrohin gomat e makinave dhe moti në Soçi premton të jetë i këndshëm me diell, e për t’u shijuar përgjatë ditëve të fundjavës vetëm në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që do të sjellë drejtpërsëdrejti provat zyrtare të shtunën e garën të dielën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh