AlbanianSport.com 26/09/2018 22:20
ASNN – Gjatë këtyre ditëve, Uefa do të marrë në shqyrtim dosjet e disa skuadrave evropiane që kanë shkelur rregullat e “Fair Play”-it Financiar, dhe Paris SG-së i ka hyrë frika. Hetimi i haphur në verë për klubin francez, që më pas u mbyll, ka gjetur të tjera zhvillime. “Do të bëjmë një analizë më të thellë” – kanë thënë përfaqësuesit e organizmit që qeveris futbollin kontinental.
13 qershorin e kaluar, Uefa kishte vendosur që të mos merrte masa ndaj Paris SG-së, por tani sektori i hetimeve do të bëjë të tjera kërkime përsa u përket bilanceve të klubit parizien. Çështja më kryesore është ajo e Kilian Mbapésë më shumë se sa e Nejmarit. Për kontratën e së cilit njihen shifrat, edhe pse janë monstruoze, blerja e sulmuesit francez është ajo që është vënë në lupën e hetimeve.
Mbapéja erdhi nga Monalko në formë huazimi me detyrim blerje deri në shifrën prej 180 milion euro. UEFA i ka parë edhe shifrat e vendosura në letër, përsa u përket sponsorizimeve që vijnë nga partnerët në Katar, me anë të të cilave Paris SG kërkon të justifikojë blerjen e Mbapesë. Por pikërisht këtë rast, UEFA nuk e shikon më me sy të mirë, ndaj ka hapur sërish hetimet.