Basketboll – Meshkuj / Pas Tiranës, Goga Basket mund edhe Partizanin

Share Button

AlbanianSport.com 26/09/2018 21:15

ASNN – Në prag të nisjes së sezonit të ri të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, skuadrat po u japin dorën e fundit përgatitjeve, duke bërë edhe kolaudimet e nevojshme nëpërmjet ndeshjeve miqësore. E tillë ka qenë ajo e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, kur skuadra vendase, Goga Basket, ka mundur Partizanin me rezultatin 97-82.

Në fakt, kjo miqësore e Goga Basket me të kuqtë, vjen vetëm 4 ditë pasi ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore me kampionen e Shqipërisë, Tiranën, ku skuadra private e koshit durrsak ka triumfuar me rezultatin e thellë 116-82. Ashtu si dhe në ndeshjen me bardhblutë, edhe me Partizanin, skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri Nikola Milatoviç, ka qenë e plotë.

Dhe në përbërje të saj kanë qenë basketbollistët shqiptarë, Marsel Aliaj, Niko Thano, Klevis Isaku, Ilmi Pasha, Denis Veselagu, Herion Faslija, Mirald Dinoshi, Hidajet Elezi, Marvin Aliaj dhe Noel Bedo. Po kështu, pjesë e formacionit të Goga Basket për këtë ndeshje kanë qenë edhe 3 basketbollistë të huaj. Bëhet fjalë për amerikanët Aron Uilliams dhe Grifin Rame, si dhe malazezin Aleksandër Miliç.

Në krahun tjetër, trajneri i Partizanit, Arben Fagu, u ka dhënë mundësi të gjithë lojtarëve që ka patur në dispozicion, ku padyshim kanë spikatur Bruno Daliu, Mired Jani, Klein Strazimiri apo Algert Gjonaj. Takimi ka qenë kryesisht i barazpeshuar, por skuadra durrsaket ka qenë gjithnjë në epërsi, duke e fituar atë në fund me 15 pikë diferencë, 92-72.

Duhet theksuar se, në sezonin e ri të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, ku do të debutojë në nivelin më të lartë, në Superligë, Goga Basket erdhi pasi dominoi sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë. Tanimë pritet hedhja e shortit të sezonit të ri, për të parë edhe se me kë do ta nisin durrsakët kampionatin dhe cilat do të jenë datat e përballjeve me ekipet rivale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh