AlbanianSport.com 26/09/2018 18:00
ASNN – Dejvid Bekhami kërkon ta shndërrojë një skuadër të madhe Inter Majemin e tij. Skuadra në pronësi të ish-futbollistit anglez, do të debutojë në Kampionatin Amerikan të Futbollit vetëm në vitin 2020, por ai ka nisur punën për të bërë goditjen e madhe: Zinedine Zidanin.
Sipas asaj që përcjell e përditshmja e njohur britanike, “Mirror”, është bërë takimi i parë midis dy ish-shokëve të skuadrës te Reali i Madridit. Edhe pse Zizu preferon të qëndrojë në Evropë, kur ka zëra se mund të shkojë te Mançester Junajtid në rast se largohet apo shkarkohet Zhoze Murinjo.
Megjithatë, Bekham do të provojë deri në minutën e fundit, thekson gazeta angleze. Për këtë çështje, Dejvid Bekham u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së shtypit: “Unë do të doja të merrja Zidan si trajner të Majemi. Gjithnjë, nëse ai do të dëshirojë, do të jetë shumë i mirëpritur.”
“Megjithëse e di që do të ketë oferta të tjera nga skuadra nga gjithë bota, – ka thënë ish-kapiteni i përfaqësueses angleze dhe ish-futbollisti i Realit të Madridit. – Ai është një nga njerëzit dhe lojtarët e mi të preferuar me të cilët kam luajtur dhe, mbi të gjitha, ai është një mik i mirë.”