AlbanianSport.com 20.11.2014 22:55
ASNN – Nëpërmjet faqes së tij rrjetin social “Facebook”, sulmuesi i Kombëtares, Hamdi Salihi, ka kërkuar ndjesë për autogolin e shënuar në miqësoren ndaj Italisë, të fituar nga të kaltërit me rezultatin 1-0.
Në faqen e tij në Facebook, futbollisti shkodran shkruan se ndihet keq për sa ndodhi, ndërsa vijon duke uruar, që një gjë e tillë të mos përsëritet më në të ardhmen. “Ju kërkoj ndjesë për gabimin e bërë në golin e shënuar nga kombëtarja italiane në ndeshjen miqësore Itali-Shqipëri 1-0”, – shkruan ai.
“Sinqerisht, – vijon Salihi, – ju kërkoj ndjesë, duke shpresuar që të mos përsëritet në ndeshjet e tjera”, – thekson Salihi në profilin e tij në Facebook. Edhe pse hyri si zëvendësues, në minutën e 83-të të takimit, Salihi u kthye në protagonist negativ, duke shënuar autogol e duke i dhënë fitoren kundërshtarëve