Formula 1 / Mik Shumakeri, në gjurmët e babait dhe xhaxhait drejt “Ferrarit”…?

Share Button

AlbanianSport.com 24/09/2018 22:10

ASNN – Mik Shumakeri mund të jetë një emër i padëgjuar për shumë njerëz, por mbiemri i tij padyshim që është shumë i njohur. Por mbetet për t’u parë nëse 19-vjeçari do të arrijë të ecë në gjurmët e të atit, Mikaelit, apo xhaxhait të tij, Ralfit, dhe të shkëlqejë në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Automobilizmit. Ai ka mbase mbiemrin më të famshëm në botën e Formula 1, por mbetet për t’u parë nëse Mik Shumakeri do të arrijë të ecë në gjurmët e të atit, Mikaelit, apo xhaxhait të tij, Ralfit, dhe të shkëlqejë në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Automobilizmit.

Shanset e 19-vjeçarit duken gjithnjë e më premtuese, pasi disa paraqitjeve shumë të mira në Formula 3, që kanë tërhequr vëmendjen e shefave të disa skuadrave të Formulës 1, ku padyshim spikat ai i “Ferrari”-t, Mauricio Arrivabene. Në skenarin ideal të shumë njerëzve, Shumakeri i ri do të shkonte shumë mirë me skuadrën italiane, me të cilën babi i tij, Mikaeli, 5 nga 7 titujt e kampionit të Formulës 1, nga viti 2000 deri në 2004-ën. Por, sa gjasa ka që ai të përfshihet në Akademinë e Pilotëve të “Ferrari”-t, që ka nxjerrë një talent të ri si Sharl Lëklerk?

“Rezultatet e kohëve të fundit janë shumë, shumë të mira  dhe unë i uroj atij një karrierë të jashtëzakonshme, – pati deklaruar më herët Arrivabene. – Por lëreni djaloshin të zbavitet. Unë gjithmonë e përsëris që pilotët e rinj duhet të jenë të përqendruar, por, në të njëjtën kohë, të zbaviten dhe të rriten gradualisht, por të sigurt. Pastaj do të shohim sa i përket të ardhmes së tij. E si mund t’i thuhet “Jo” këtu në Maranelo një mbiemri të tillë.”

Një tjetër kandidaturë është edhe skuadra e “Mercedes”-it, e cila pati arritur ta nxirrte Mikael Shumakerin nga pensioni në pistë, midis 2010-ës dhe 2012-ës, dhe e ka ende atë ambasador të markës së saj. Megjithatë, bota e Formulës 1 po pret me interes dhe brenda pak viteve mund të kemi një tjetër Shumaker që të gjëmojë pistave më të famshme të automobilizmit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh