Basketboll – Meshkuj / Largohet Dukas, Kombëtarja kuqezi, me stolin bosh

Share Button

AlbanianSport.com 24/09/2018 20:20

ASNN – Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur të mos e rinovojë më këtë bashkëpunim me 46-vjeçarin Antonios Duka dhe është në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren e meshkujve. Gjatë drejtimit të Dukasit, kuqezinjtë e koshit nuk arritën të marrin asnjë fitore në 4 ndeshjet e grupit B të fazës paraeliminatore të Evropianit 2021, ku përballë kishin Armeninë dhe Danimarkën. Kështu, Kombëtarja kuqezi e basketbollit për meshkuj është tanimë në kërkim të një trajneri, pasi kontrata me grekun Antonios Dukas ka përfunduar në fund të verës.

Dhe Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur të mos e rinovojë më këtë bashkëpunim me 46-vjeçarin. Gjatë drejtimit të Dukasit, kuqezinjtë e koshit nuk arritën të marrin asnjë fitore në 4 ndeshjet e grupit B të fazës paraeliminatore të Evropianit 2021, ku përballë kishin Armeninë dhe Danimarkën. Kuqezinjtë e nisën më 23 nëntor 2017, me humbjen 63-80 me Armeninë në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në kryeqytet, për të vijuar më 22 shkurt 2018 me humbjen 69-82 përballë Danimarkës vendase në Kopenhagen.

Paraqitja e kuqezinjve vijoi me atë humbje 65-84 në Jerevan më 28 qershor 2018, përballë Armenisë vendase, për ta mbyllur më 1 korrik të këti viti në Tiranë me atë humbje 78-86 me Danimarkën në Tiranë, në atë që ishte padyshim ndeshja më e mirë e Shqipërisë nën drejtimin e Dukasit. Ky i fundit pasi zëvendësuar në këtë detyrë qipriotin Antonis Konstandinides, i cili gjithashtu i humbi të 4 takimet e grupit B të fazës paraeliminatore të Botërorit 2019, ku përballë kishin Holandën dhe Austrinë.

Mbetet për t’u parë nëse Federata Shqiptare e Basketbollit do të vazhdojë t’ia besojë trajnerëve të huaj stolin e Kombëtares apo do të rikthehet tek trajnerët vendas. Megjithatë, organizmi që qeveris basketbollin në vend duket se për momentin është më i përqendruar tek përgatitjet për të filluar sezonin e ri të kampionateve kombëtare, duke e shtyrë për më vonë çështjen e stolit kuqezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh