AlbanianSport.com 24/09/2018 18:30
ASNN – Emri i Nejmarit nuk figuron në listën e golashënuesve, në rezultatin 3-1 të arritur nga Paris SG-ja ndaj Renës, por “golin” më të bukur, ylli brazilian e shënoi në momentin e zëvendësimit të tij.
Atëherë kur një fëmijë kishte hyrë në terrenin e lojës dhe po qante për shkak të emocioneve që ndjente pasi ndodhej përballë idhullit të tij. Sulmuesi i skuadrës pariziene ka mbajtur larg punonjësit e sigurisë dhe i ka dhuruar bluzën e tij vogëlushit.
Ka qenë minuta e 91-të, kur braziliani po dilte nga fusha dhe takohet me djaloshin. Kampioni brazilian, shpesh në qendër të kritikave për shkak të sjelljeve të tij, tregon anën e tij më njerëzore.
Dhe për ta bërë sa më të paharrueshëm ditën për djaloshin e vogël, i dhuron bluzën e tij.