Tenis / Shqipëria synon mikpritjen e ndeshjeve të Kupës “Dejvis”

Share Button

AlbanianSport.com 24/09/2018 17:35

ASNN – Federata Shqiptare e Tenisit synon që të fitojë vitin që vjen të drejtën e organizimit në Tiranë të ndeshjeve të njërit prej grupeve të nivelit të 3-të të Kupës “Dejvis” 2019. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar burime pranë kësaj Federate, që kanë theksuar se kandidatura e Tiranës është ende në fazën e saj fillestare. Ai është turneu më prestigjioz i tenisit në botë dhe padyshim, për Shqipërinë mbetet ende një realitet i largët.

Turneu i skuadrave përfaqësuese, që njihet si “Dajvis Cup” e ka bërë tanimë prej disa vitesh pjesë të tij edhe tenisin kuqezi, ndonëse duhet theksuar se niveli i pjesëmarrjes për momentin mbetet ende tek përfaqësimi, më tepër sesa tek konkurrimi. Megjithatë, përtej aspektit sportiv, prej disa vitesh Tirana është shndërruar në destinacionin e një numri turnesh ndërkombëtarë, kryesisht të moshave. Kështu, në mjediset e “National Sport Park” në periferi të kryeqytetit janë zhvilluar turnetë të ndryshëm evropianë.

Të tillë si ato të grupmoshës së Nën-14, Nën-16 dhe Nën-18-vjeçarëve, ndërsa edhe në turnetë shqiptarë, të tillë “Albanian Open”, për sportistët aktivë apo edhe për veteranët, kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm tenistësh të huaj, kryesisht nga rajoni dhe Evropa. Megjithatë, Federata Shqiptare e Tenisit ka vendosur ta ngrejë edhe më lart stekën, duke synuar që të fitojë vitin që vjen të drejtën e organizimit në Tiranë të ndeshjeve të njërit prej grupeve të nivelit të 3-të të Kupës “Dejvis” 2019.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar burime pranë kësaj Federate, që kanë theksuar se kandidatura e Tiranës është ende në fazën e saj fillestare. Në rast të fitimit të kësaj të drejte, në Shqipëri do të vijnë vitin që vjen përfaqësueset e 8 vendeve të Evropës, për t’i zhvilluar këtu ndeshjet e grupit të tyre. Kjo nënkupton se afro 200 persona, tenistë, trajnerë, gjyqtarë, personel mjekësorë dhe zyrtarë do të zbarkojnë në kryeqytetin shqiptar për një periudhë 10-ditore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh