AlbanianSport.com 22/09/2018 20:45
ASNN – Kukësi fitoi 1-0 ndaj Kamzës. Goli erdhi nga mbrojtësi Shameti në pjesën e parë të takimit. Verilindorët u treguan cinikë duke luajtur me kujdes për të mbrojtur rezultatin që ka më shumë rëndësi se loja e bukur. Kështu, Kukësi arriti të marrë 3 pikëshin e radhës në Kategorinë Superiore.
Në ndeshjen e javës së 5-të, nënkampionët e Shqipërisë mposhtën në Kamzën e ish-trajnerit Klodian Duro, me rezultatin e ngushtë 1-0, dhe tashmë ndodhen në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë së bashku me Partizanin dhe vetëm një pikë larg Skënderbeut kryesues.
Për Kukësin e Armando Cungut mjaftoi goli i shënuar nga kapiteni Ylli Shameti në minutën e 30-të për të marrë këtë fitore shumë të rëndësishme në kampionat. Më herët, Kastrioti dhe Laçi ndanë nga një pikë në barazimin që u shoqërua me tension në fushë dhe dy kartona të kuq.