Presidenti Meta vlerëson Tiranën e vitit 1970 dhe Skënder Halilin

Share Button

AlbanianSport.com 19/09/2018 23:20

ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi sot me anë një të ceremonie të veçantë arritjet e ekipit e futbollit “17 Nëntori” të vitit 1970 si dhe ish-qendërmbrojtësin e shquar tiranas, Skënder Halili. Gjatë ceremonisë së veçantë “Tirana ’70-të”, të zhvilluar në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit, në kujtesë së ndeshjes së paharrueshme me Ajaksin, Presidenti Meta dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” ekipin e futbollit “17 Nëntori” të vitit 1970.

“Për rezultate të larta në futbollin shqiptar, duke paraqitur gjithmonë vlerat, shpirtin sportiv dhe konkurrencën e drejtë në sportin e bukur dhe popullor të futbollit, si dhe për përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare që kulmon në barazimin historik 2-2 në ndeshjen me ekipin e famshëm të Ajaksit të Amsterdamit, në Tiranë, më 16 shtator 1970”, – shkruhej në motivacionin e kësaj medaljeje.

Gjithashtu Presidenti i Republikës vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ish-qendërmbrojtësin e shquar tiranas Skënder Halili (pas vdekjes) me motivacionin: “Për cilësi të rralla si qendërmbrojtësi model në historinë e futbollit shqiptar. Kampioni i mbrojtjes së ekipeve “Tirana”, “Dinamo” dhe atij Kombëtar. Me mirënjohje për aftësitë e larta profesionale në fushën e futbollit, mbrojtës i dinjitetit njerëzor dhe i vlerave qytetare”.

Në fjalën e tij me këtë rast Presidenti Meta vuri në dukje se “është një kënaqësi e veçantë dhe njëkohësisht edhe privilegj për mua si President i Republikës që të vlerësoi në këtë vit të rëndësishëm për ne, në vitin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, disa nga ekipet dhe sportistët që kanë kontribuar më shumë në përfaqësimin ndërkombëtar dhe dinjitoz të vendit tonë, – theksoi kreu i shtetit në fjalën e tij përshëndetëse.

“Por ç’lidhje ka Skënderbeu me ngjarjen e sotme, me 17 Nëntori-Ajaks të shtatorit të vitit 1970?  – ka vijuar ai. – Padyshim që ekziston një lidhje, sepse Skënderbeu është ajo figurë e jashtëzakonshme, e cila përcaktoi identitetin evropian të ne, shqiptarëve. Sot ne jemi në Evropë dhe ndihemi plotësisht evropianë pavarësisht nga sfidat që ende kemi, por të mos harrojmë se sa e vështirë ka qenë për ne që të rikthehemi në Evropë pas një izolimi të jashtëzakonshëm.”

“Dhe nuk duhet të harrojmë që kemi filluar të rikthehemi në Evropë përmes sportit e sidomos përmes futbollit, – ka kujtuar Meta. – Sepse Shqipëria e harruar nga kontinenti për shkak të regjimit më të izoluar që përjetoi, u rikthye në dhjetor të vitit 1967 në një barazim historik duke u kujtuar e gjithë Evropa për të, edhe për arsyen se Gjermania e madhe u skualifikua nga Kampionati Evropian. Por kjo nuk ishte një rastësi, pasi ishte koha e një gjenerate me ambicie të mëdha.

“Edhe pse nuk kishte as këpucë për të luajtur, si puna e Xuxit me Ajaksin përveç vështirësive, që shpirti juaj të cilët keni luajtur në ato kushte e di, por ambicia ishte jashtëzakonshme dhe padyshim që edhe ky rezultat që ka mbetur i artë në historinë e futbollit dhe sportit tonë, ka një meritë të veçantë për rikthimin e Shqipërisë në Evropë, për rritjen e vetbesimit të sportistëve tanë, jo vetëm në futboll, por në të gjitha fushat për sukseset e mëpasshme që do të realizoheshin”, – tha kreu i shtetit.

“Edhe për të krijuar më pas atë “17 Nëntorin” tjetër, të cilin unë dhe brezi im e njohin shumë mirë, edhe pse mund të kemi qenë kundërshtar në shkallët e stadiumit, pra të Mingës, Kolës, Muçës, Josës, Omurit, Hodjes, Bimos, Ramadanit e shumë e shumë të tjerëve, të cilët ishin edhe në vitet ‘80 gati 70% e ekipit tonë kombëtar, që arriti ato suksese edhe në nivelin e Shpresave, por edhe me Kombëtaren”, – theksoi presidenti i Republikës.

“Sigurisht do të kemi edhe ngjarje të tjera, pasi arritjet e sportit shqiptar janë të spikatura, por le të rikthehemi 48 vjet më parë në shtator të vitit 1970, – ka përsiatur ai. –

Përshëndetjen më të përzemërt e kam për të gjithë ju: sportistë, trajnerë, drejtues e tifozë të ekipit të futbollit ‘17 Nëntori të 1970-s’, por edhe të Tiranës së sotme! Të gjithë ju që keni përjetuar një përvojë të jashtëzakonshme, emocionuese e që na bëri krenarë të gjithëve përballë një skuadre aq të madhe si Ajaksi.”

“Ajaksi nuk është thjeshtë një nga skuadrat më të mira të kohës, por Ajaksi është shpallur për shekullin e kaluar një nga dy skuadrat më të mëdha të Evropës dhe një nga 5 skuadrat më të mëdha të botës dhe i dedikohet pikërisht Ajaksit të viteve ‘70-të, që ndryshoi futbollin në Evropë dhe në botë, – veçoi kreu i shtetit. – Ndaj barazimi 2-2 më 16 shtator 1970, me këtë skuadër e cila mbretëronte në futbollin evropian, ka mbetur e pashlyeshme jo vetëm në arkivat e futbollit, por edhe në mendjet e publikut shqiptar.”

Të gjithë futbollistët të drejtuar me mjeshtëri nga trajneri i njohur Myslym Alla, i dhanë atëherë atë kënaqësi publikut, që do të kujtohet përgjithmonë me respekt e nderim. Nga portieri Mihallaq Konomi e lojtarët si Perikli Dhales, Gëzim Kasmi, Fatmir Frashëri, Niko Xhaçka, Ali Mema, Skënder Hyka, Arben Çela, Josip Kazanxhi, Mehdin Zhega, Gani Xhafa e Iljas Çeço. “Sot në këtë ditë nderojmë në mënyrë të veçantë ata që nuk i kemi për fat të keq midis nesh.”

“Dhalesin, Kasmin, Hykën, Kazanxhiun, Zhegën, të cilët kanë qenë protagonistë në atë ndeshje dhe të asaj gjenerate, pasi puna, sakrificat dhe rezultatet e tyre kanë gjithmonë nderimin tonë me të jashtëzakonshëm, – tha Meta. – 17 Nëntori i 1970-s kanë qenë modeli i një skuadre fisnike, me një përgatitje të gjithanshme fiziko-teknike e taktike dhe me një shpirt të madh gare.  Suksesi i arritur në atë vit është i rëndësishëm dhe historik, si edhe ka qenë një gur i rëndësishëm kilometrik për të gjitha sukseset e futbollit shqiptar në vitet e mëpasshme.”

“Kjo është një nga vlerat më të rëndësishme që solli 17 Nëntori i asaj gjenerate për të gjithë futbollin shqiptar, – vijoi ai. – Këto janë momente që na bashkojnë të gjithëve, në promovimin e vlerave sportive dhe njerëzore të yjeve tanë sportistë, por gjithashtu janë edhe një thirrje për angazhim për të gjithë të rinjtë futbollistë të Tiranës së sotme që t’i rikthehen atyre traditave të shkëlqyera. Duke përfituar nga ky takim do të dëshiroja të theksoja se sporti nuk është thjesht një aktivitet individual, por ai është një aktivitet shumë i rëndësishëm shoqëror.”

“Prandaj, krahas zhvillimit individual e masivitetit të tij, duhet t’i kushtojmë njëkohësisht rëndësi zhvillimit të sportit elitar pasi ai është mjaft i rëndësishëm për afirmimin dhe për njohjen e vendit tonë, sepse kur ai arrin në majat më të larta pa asnjë diskutim edhe vetë vendi përjeton një frymë optimizmi dhe ambicie për të arritur nivele më larta në të gjitha drejtimet, – theksoi  Presidenti i Republikës. – Ky është një nga mesazhet më të mira që na ka dhuruar ekipi i ‘17 Nëntorit’ të asaj kohe.”

“Mesazhi që na vjen edhe nga kjo ndeshje madhështore për të gjithë të rinjtë tanë është se me guxim, me kurajo, me frymë ekipi dhe bashkëpunimi, nuk ka sfidë që nuk përballohet me sukses. Edhe një herë mirënjohjen më të madhe për këtë gjeneratë të artë të Tiranës së vitit 1970.

Njëkohësisht Tiranën e asaj periudhe nuk mund ta ndajmë edhe nga një emër i shquar i futbollit tonë i të paharruarit, Skënder Halili, futbollistin e madh të skuadrës Tirana, Dinamo dhe ekipit Kombëtar, – tha ai në vijim. – Pa asnjë diskutim që Skënder Halili është një autoritet i jashtëzakonshëm i futbollit shqiptar, është një legjendë në historinë e futbollit tonë. Është edhe sot e kësaj dite nga të gjithë ata që e kanë parë u ka mbetur në mendje eleganca e tij e jashtëzakonshme, saktësia e tij e jashtëzakonshme, korrektesa e tij e pakrahasueshme, pozicionimi i tij si rrallë ndonjë qendërmbrojtës tjetër, pra një model i përkryer.”

“Virtuoziteti i tij është gdhendur në kujtesën e sportdashësve, të përkrahësve të tij, por edhe të kundërshtarëve të tij në futboll, – kujtoi Meta. – Nga të gjithë nderohet si futbollist i madh dhe si një njeri i mrekullueshëm. Jo vetëm kaq, por edhe të gjithë ndjejnë një pendesë për këtë figurë të madhe, i cili për shkak të atij sistemi u detyrua të largohej nga fusha e blertë në kulmin e karrierës së tij dhe në një moshë jashtëzakonisht të re, duke mos i dhënë plotësisht potencialin e tij në shërbim të sportit, në shërbim të futbollit, të sportdashësve dhe të ekipit kombëtar.”

“Por për të gjithë ato vlera, kontribute e merita, unë kam kënaqësinë t’i akordoj sot me ‘Urdhrin e Kalorësit të Skënderbeut’ dhe dua të falënderoj fëmijët e tij, djalin që ka ardhur posaçërisht nga Shtetet e bashkuara për t’iu bashkuar kësaj ngjarje sot këtu, – ka thënë kreu i shtetit në mbyllje. –  Ndaj urimet më të mira Tiranës për të ardhmen, mirënjohjen më të thellë Tiranës së vitit 1970, natyrisht edhe Tiranës së viteve 80-të e më pas pasi kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm për të rikthyer Shqipërinë në Evropë përmes sportit, por edhe për të treguar shembullin se si secili në fushën e tij duhet të bëjë më të mirën që vendi të rikthehet plotësisht në Evropë në të gjithë drejtimet.”

Personalitetet e famshëm sportivë të pranishëm firmosën fanellën bardhë e blu të Tiranës, e cila u vendos në memorialin e krijuar me këtë rast në Institucionin e kreut të shtetit. Gjithashtu, Presidentit Meta iu dhurua fanella e ekipit të Tiranës nga ish-futbollistët e njohur Luigj Bytyçi dhe Agustin Kola.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh