AlbanianSport.com 20.11.2014 22:10
ASNN – Qendërmbrojtësi i Himarës, Bruno Dervishi, në një deklaratë të dhënë për gazetat sportive të ditës, do të shprehej: “Jemi në pritje të ndeshjes me Këlcyrën të vlefshme për kampionat”.
“Na duhet vetëm fitorja në këtë takim pasi kemi nevojë shumë për pikë, duke marrë parasysh se kemi si objektiv ngjitjen në Kategorinë e Parë”, – ka vijuar ai. \
“Me ndihmën e tifozëve jam i bindur se do t’ia dalim mbanë”, – ka përfunduar qendërmbrojtësi i Himarës, Bruno Dervishi.