AlbanianSport.com 18/09/2018 21:35
ASNN – Botërori i Moto GP-së përgatitet për garën e radhës së këtij sezoni, asaj që do të zhvillohet në pistën e Aragonit, në Spanjë. Sot ka nisur kështu java që i paraprin garës së 14-të të këtij sezoni dhe, që, si çdo garë tjetër, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ka dëshmuar se është e vetmja skuadër që mund ta sfidojë kampionin në fuqi të botës dhe kryesuesin aktual të renditjes së Moto GP-së, Mark Markezin dhe pista spanjolle e Aragonit është prova e radhës për “Dukati”-n.
Për më tepër, që sfiduesi më i madh i spanjollit të “Repsol Honda”-s është bashkatdhetari i tij, Horhe Lorenco. Piloti i motorit me nr. 99 triumfoi aty në 2014-ën dhe sërish në 2015-ën, pa harruar se ishte në këtë pistë që ai u ngjit në podium për herë të parë në me një “Dukati” dhe, në disa teste të zhvilluara kohët e fundit, ka regjistruar shpejtësi të konsiderueshme. Lorenco u rrëzua në garën e fundit në Mizano, por, duke mos patur mbi shpatulla presionin e renditjes së përgjithshme, ai pritet të shijojë gjithashtu edhe përkahjen e madhe të tifozerisë vendase.
Ashtu siç do ta ketë edhe spanjolli tjetër i “Repsol Honda”-s, Dani Pedroza, një ish-fitues i kësaj gare që vitin e shkuar ishte midis sfidantëve për podium. Garën e shkuar, ai që triumfoi ishte Andrea Doviciozo, i cili rendi drejt kreut dhe më pas e administroi epërsinë në Mizano. Fitorja e italianit ishte një tjetër dëshmi e asaj sesa konkurrues “Dukati” është tanimë në çdo pistë dhe jo vetëm ku fitonte më parë. Por, a do të arrijë skuadra italiane ta kthejë këtë në pistën e Aragonit. Viti i shkuar ishte një fundjavë e vështirë për pilotin e ashtuquajtur “DesmoDovi”, i cili shpreson ta ketë lënë atë prapa.