Tenis / Naomi Osaka, kontratë “faraonike” nga “adidas” pas suksesit

Share Button

AlbanianSport.com 14/09/2018 20:15

ASNN – Triumfi i saj në një finale të shumëdiskutuar të Turneut të Hapur Amerikan të tenisit “US Open”, ka bërë që Naomi Osaka të jetë pranë nënshkrimit të njërës prej kontratave më të shtrenjta në historinë e firmave të prodhimeve të veshjeve dhe pajisjeve sportive. Kjo marrëveshje e tenistes së re, me mama japoneze dhe baba haitian, e afron atë me kuotën prej 18 milionë dollarësh amerikanë në vit që Serena Uilliams fiton nga të gjitha marrëveshjet e marketingut, duke e futur kështu edhe 20-vjeçaren japoneze në listën e sportisteve më të paguara të botës.

Suksesi në ditët e sotme konvertohet në para dhe Naomi Osaka nuk bën përjashtim. Triumfi i saj në një finale të shumëdiskutuar të Turneut të Hapur Amerikan të tenisit “US Open”, ka bërë që 20-vjeçarja të jetë pranë nënshkrimit të njërës prej kontratave më të shtrenjta në historinë e firmave të prodhimeve të veshjeve dhe pajisjeve sportive. Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, ylli japonez I tenisit pritet të firmosë atë që kompania prestigjioze botërore, “adidas” ka nënshkruar ndonjëherë me një sportiste femër, që kap vlerën e 8.5 milionë $ amerikanë, apo afro 7.8 milionë Eurove në vit.

Osaka e ka një kontratë aktuale me kompaninë në fjalë, por “adidas”-i pritet ta bëjë atë sportisten e saj më të paguar në histori, ndërsa kjo kontratë vjen pak pasi tenistja e re ka nënshkruar edhe me një kompani të prodhimit të automobilëve në Japoni, për t’u bërë zëdhënëse dhe imazhi i saj. Osaka e mundi Serena Uilliamsin në finalen e “Flushing Meadows” javën e shkuar, në një duel që u karakterizua nga skena kontradiktore, sidomos nga ana e amerikanes, që kërkonte të barazonte rekordin e Margaret Kortit, që ka fituar 24 tituj të turneve madhorë, që njihen ndryshe si “Grend Sleme”.

Kjo marrëveshje e tenistes së re, me mama japoneze dhe baba haitian, e afron atë me kuotën prej 18 milionë dollarësh amerikanë në vit që Serena Uilliams fiton nga të gjitha marrëveshjet e marketingut, duke e futur kështu edhe 20-vjeçaren japoneze në listën e sportisteve më të paguara të botës. Duhet theksuar se kjo kontratë me një sportiste të vetme është edhe më mbresëlënëse kur merr parasysh se “adidas”-i i paguan Mançester Junajtid 10 milionë euro në vit për kontratën e fanellave dhe uniformave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh