AlbanianSport.com 14/09/2018 18:25
ASNN – Formula 1 po i drejtohet një reformimi rrënjësor të rregullores së makinave për vitin 2021, në përpjekje për ta bërë garimin në pistë më tërheqës dhe më zbavitës për tifozët. Dhe tanimë kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale edhe skicat e para sesi do të duken makinat e Formula 1-shin në 2021, teksa ky kampionat botëror i drejtohet Çmimit të Madh të Singaporit.
Tanimë kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale edhe skicat e para sesi do të duken makinat e Formula 1-shin në 2021, teksa ky kampionat botëror i drejtohet Çmimit të Madh të Singaporit. Drejtori administrativ i motosportit në Formula 1, Ros Braun, paraqiti vizionin e ri për makinat e reja në seminarin “Tech Talk”, që u mbajt gjatë mesjavës nga organizatorët e garës së Singaporit.
Ndonëse seminari teknik u zhvilluar me dyer të mbyllura, imazhet e konceptit të makinës së re nisën të qarkullojnë në mediat sociale. Kjo vjen teksa Formula 1 i drejtohet një reformimi rrënjësor të rregullores së makinave për 2021-shin, në përpjekje për ta bërë garimin në pistë më tërheqës dhe më zbavitës për tifozët. Një projekt-ide e makinës së “Ferrari”-t pasqyron disa ndryshime në pamje dhe funksion nga makinat aktuale.
Përfshi këtu edhe gomat 18 inç, apo 45.72 cm të gjera që do të jenë pjesë e standardit të ri të gomave në Formula 1. Krahët e përparmë janë më të thjeshtë, por me fletë më më të strukturuara dhe që zgjaten më lart. Trupi i makinës rreth e rrotull folesë së pilotit është shumë më i thjeshtuar, ndërsa mbulesa e motorit dhe bishti i makinës duhet se bashkohen me njëri-tjetrin.
Nuk dihet nëse kjo është një lloj DRS-je e zgjatur, sepse Brauni ka folur në të shkuarën për dëshirën e tij për ta hequr qafe këtë ndihmesë në parakalim. Bishti i makinës zgjatet duke shërbyer edhe si mbulesë për gomat e prapme, një zgjidhje teknike kjo për të parandaluar hipjen e makinave mbi njëra-tjetrën në rast të një përplasjeje apo aksidenti në pistë.
Nuk është ende e qartë sesa do të gjejë zbatim ky koncept për makinat, teksa kompania pronare e Formulës 1, “Liberty Media”, vijon me planet për të finalizuar gjithçka për 2021-shin.