Drejtorja e EBU-së, Delterne: Ndeshjet e Kombëtares, vetëm në RTSH

Share Button

Ingrid-Delterne-EBU

AlbanianSport.com 20.11.2014 20:40

ASNN – Të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit duhet të transmetohen në Televizionin Shqiptar, në mënyrë që publiku t’i shikojë ato falas, ka theksuar Ingrid Delterne, Drejtoresha e Përgjithshme e Transmetuesve Publik në Evropë, gjatë një interviste për Televizionin Shqiptar. “Siç dihet RTSH ka aktualisht të drejtën e transmetimit të Kupave të Botës në 2018 dhe 2022, por duhet të transmetojë edhe kampionatet evropiane të futbollit”, – ka thënë Delterne.

Transmetimi i ndeshjeve të ekipit kombëtar të futbollit duhet të jetë prioritet dhe ekskluzivitet i Televizionit Shqiptar. Kështu është shprehur Drejtoresha e Përgjithshme e Transmetuesve Publikë Evropianë, Ingrid Delterne, gjatë një prononcimi për Televizionin Shqiptar. Transmetuesi publik është shumë thelbësor për çdo vend në Evropë dhe sigurisht për Shqipërinë, sepse është një reflektim i forcës së demokracisë, ka theksuar më tej Delterne.

“RTSH-ja ka kërkuar gjithmonë të drejtat e futbollit për ekipin kombëtar të futbollit dhe mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme për ju, si për çdo transmetues publik, të shfaqë ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit, – ka deklaruar ajo. – Kjo sepse ekipi kombëtar përfaqëson vendin dhe mendoj se është në interes të publikut që t’i shohë falas ndeshjet e ekipit kombëtar, pra të transmetuara falas, ndaj duhet t’i keni në programin tuaj.”

“Prandaj, jemi ne proces negocimi për këto të drejta me UEFA-n për Kampionatin Evropian 2016 dhe do te ketë disa ndryshime që po i diskutojmë se si do të bëhet kjo në kanalin tuaj, ka vijuar Delterne. – RTSH-ja ka aktualisht të drejtat për Botërorin e 2018-s dhe të 2022-shit, por mendoj se është shume e rëndësishme që të keni edhe të drejtat për Evropianin në kanalet tuaja dhe kjo ishte një nga pikat që doja të theksoja.” Përfaqësuesja e lartë e EBU-së, është shoqëruar edhe nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, z. Florian Raunig.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh