AlbanianSport.com 29/08/2018 21:25
ASNN – Ato janë dy prej sportisteve më të spikatura të volejbollit shqiptar në dy epoka të ndryshme, por që i bashkon i njëjti lajtmotiv.
Si Lulëzime Duka e brezit të artë të Dinamos dhe Kombëtares së viteve 1980, ashtu edhe Erblira Bici, një nga lojtaret më të mira që ka prodhuar rrjeta shqiptare e dhjetëvjeçarit të fundit, kanë guxuar, në periudha të kundërta të karrierës së tyre, të luajnë me sukses edhe në parketin evropian, me skuadra të ndryshme në Zvicër dhe Itali.
Dhe të dyja i nxisin volejbollistet aktuale të guxojnë dhe ta provojnë fatin jashtë Shqipërisë. Për Bicin tanimë nis një aventurë e re me nënkampionen e Italisë, Novarën, një aventurë për të cilën ajo është gati.