AlbanianSport.com 29/08/2018 17:55
ASNN – Kastrioti është mundur nga Skënderbeu në ndeshjen e dytë të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Por për trajnerin e skuadrës krutane, Elvis Plori kjo humbje nuk është e papritur.
AI është i pakënaqur me skuadrën në disa pjesë të lojës dhe u tërheq vëmendjen lojtarëve të tij që të jenë me këmbë në tokë. Në sfidën e ardhshme Kastrioti do të ndeshet me Partizanin.
Plori thekson se tashmë nuk ka ndeshje të lehta dhe të vështira. “Të gjithë kundërshtarët janë të rëndësishëm dhe të vështirë. Ndaj , me Partizanin do të mundohemi të aktivizojmë lojtarët më të mirë që kemi”, – tha ai.
Përsa i përket merkatos, që mbyllet brenda dy ditësh, trajneri shkodran i skuadrës krutane tha se gjithçka është vënë në vijë për futbollistin Roxhers dhe shumë shpejt ai do t’i bashkohet ekipit të Kastriotit.