AlbanianSport.com 27/08/2018 19:00
ASNN – Luftëtari nuk i ka bërë një nisje të mirë edicionit të 80-të të Kampionatit Kombëtar, duke pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para. Dhori Kalluci një nga futbollistët e Luftëtarit të para viteve 90-të, në analizën që i bën 180 minutave të skuadrës gjirokastrite thekson se humbja me Laçin jashtë edhe mund të justifikohet.
Por, sipas tij, ajo me Kastriotin në stadiumin e tyre, nuk mund të falet. Megjithatë ai mendon se kampionati është i gjatë dhe ka ende pikë për t’u marrë, e nuk është “fundi i botës”, por Luftëtari nuk duhet të ketë synimet të tjera përveç mbijetesës sivjet. Përsa i përket përbërjes së skuadrës, Kalluci ka dyshimet e veta.
Kjo skuadër deri tani ka mangësi, thekson ish-futbollisti i Luftëtarit, dhe nuk bind. Ndërsa stoli përbëhet nga lojtarë të rinj, të cilëve nuk mund t’u besohet. “Nuk e di, – thotë ai, – se çdo të bëhet deri në fund të merkato.”