AlbanianSport.com 26/08/2018 18:20
ASNN – Në prag të nisjes së Ligës së kombeve, sfidave gjysmëmiqësore që mund të sigurojnë deri kualifikimin në Kampionatin Evropian, kombëtarja shqiptare duket se është disi në vështirësi. Kjo sepse futbollistët e saj luajnë pak. Elseid Hysaj që sezonin e shkuar ka luajtur më shumë nga të gjithë dhe nuk është kursyer as nga trajneri Panuçi bëri paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit të Napolit.
Mbrojtësi u vlerësuar me notë të lartë 6. Edhe Tomas Strakosha është vlerësuar në paraqitjen e tij ndaj Juventusit. Lacio mund të kish pësuar më shumë nëse lojtari i kombëtares shqiptare nuk do të ishte në portë. I mungon kombëtares prej thuajse një viti, por Jahmir Hyka, që luan në kampionatin amerikan me San Hoze Ërthkuejks, me golin e shënuar ndaj Vankuver Uajtkeps, i kujtoi trajnerit kuqezi se është ende në formë
dhe mund t’i shërbejë përfaqësueses.
Në ligën e dytë austriake Hamdi Salihi vazhdon të jetë protagonist. Sulmuesi shkodran realizoi dy gola në fitoren 3-2 të Vjener Nojshtadtit me Vaker Insbrykun. Edhe Liridon Latifi ka shënuar me skuadrën e tij Akademia Pushkash në kampionatin hungarez. Edhe ky i fundit nuk është grumbulluar prej një viti me përfaqësuesen.