AlbanianSport.com 20.11.2014 18:25
ASNN – Përgatitjet për Turneun Ndërkombëtar të Boksit, “Adem Jashari”, janë në fazën finale. Kështu kanë deklaruar të mërkurënnë një konferencën për shtyp, drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK). Sipas organizatorëve të turneut, kushtuar veprës së Komandantit Legjendar Adem Jasharit, i 16-të më radhë, tashmë përgatitjet për këtë eveniment të madh në sportin tonë, e që kësaj radhë mbahet në Gjakovë, janë në përfundim e sipër.
Krerët e FBoxK-së thonë se kanë mbetur të kryhen edhe detajet e fundit para së të nis një nga ngjarjet më të mëdha në vendin tonë, e që pritet të tubojë adhurues të shumtë të boksit. Presidenti i FBoxK-së, Ramadan Selimi, ka thënë se përgatitjet kanë ecur mjaft mirë dhe ai është i bindur se më kohë gjithçka do të jetë gati për ketë turne prestigjioz. “Turneu Ndërkombëtar “Adem Jashari” është në fazën përfundimtare të përgatitjeve”, – ka theksuar ai.
“Besoj se deri më tash përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe shumica e shteteve deri në këto momente e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, – ka vijuar Selimi. – Turneu i boksit “Adem Jashari” mbahet në Gjakovë.” Ai i ka ftuar shikuesit që të jenë në numër sa më të madh në këtë turne, sepse sipas tij, ky turne mbahet për herë të parë pas pranimit në AIBA. Ndërkaq, sekretari i FBoxK-së, Mehmet Bogujevci, ka thënë se deri tani janë 12 shtete që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në turneun e 16-të “Adem Jashari”.
Sipas Bogujevcit pjesëmarrjen e kanë konfirmuar: Republika Çeke, Polonia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria, Gjermania, Turqia, Shqipëria, Hungaria dhe Kosova. Ai thotë se Kosova në këtë turne më vetëm 6 boksierë, sepse sipas tij, konkurrenca është shumë e madhe. Ai thotë se për shkak të problemeve me viza nga ky turne janë tërhequr Bosnja dhe Sri Lanka. Bogujveci ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen e ish boksierit të madhe Luan Krasniqit.