AlbanianSport.com 21/08/2018 07:55
ASNN – Rikako Ike’e u ka dhuruar një natë të artë notarëve japonezë, pas dëbimit të katër lojtarëve të basketbollit për skandalin me prostitutat, që tronditi ekipin japonez në Lojërat Aziatike. Ike, 18 vjeç, fitoi në 100 m stil i lirë dhe 50 m flutur. Kanako Uatanabe për femra, mori medalje në 200 m, ndërsa për meshkuj në stafetën 4 × 200 m, fituese doli Japonia duke lënë pas Kinën.
San, kampioni i frikshëm trefishtë i Kinës olimpike, fitoi titullin në 800 m stil i lirë, por Japonia është në luftë të ashpër me rivalët e saj aziatike duke marrë katër medalje ari. Futbollisti i Totenhemit, Son Hjung-min shënoi golin e vetëm për Korenë e Jugut në fitoren 1-0 ndaj Kirgiztanit. Koreja e Jugut kalon kështu në turin e 16-shes të turneut të futbollit.
Futbollistit korean i duhet një medalje ari, për të mos kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm 21-mujor në vendin e tij. Indonezia pati një sukses të dyfishtë në garën e ngjitjes në mal me biçikletë, pasi fitues u shpallën Tiara Andini Prastika dhe Khoiful Mukhib. Jang Haoran i Kinës dhe Zhao Ruozhu u kurorëzuan “kampionë” në qitjen në distancën deri në 10 metra për meshkuj dhe femra.
Koreja e Veriut fitoi dy medaljet e para të Lojërave kur ish-kampioni olimpik Om Jun Çol ngriti 287 kg në peshën 56 kg dhe Ri Song Gum fitoi në peshën 48 kg për femra. Lin Çaopan fitoi titullin në gjimnastikë për meshkuj duke bërë që Kina ta çojë në 15 numrin e medaljeve të arta në fund të ditës së dytë, të Lojërave Aziatike, duke lënë pas Japoninë me 8 dhe Korenë e Jugut me 5.