AlbanianSport.com 15/08/2018 20:55
ASNN – Përkundër humbjes 5-2 me Torpedon e Kutaisit, trajneri i Kukësit, Armando Cungu, është një optimist i çartur. “Mund të përmbysim çdo rezultat”, – ka thënë ai ë konferencën për shtyp të së mërkurës.
“Kundërshtari ka gjithashtu dobësitë e veta dhe mundësitë janë reale për ta goditur edhe këtë rival, – ka vijuar trajneri i verilindorëve. – Kështu që natyrshëm na lind e drejta legjitime që ta provojmë përmbysjen.”
“Për këtë nuk është kurrë vonë, e njëkohësisht nuk mund të na ndalë askush ta tentojmë. Shpresojmë, pse jo ta bëjmë këtë mrekulli”, përfundoi trajnerit i Kukësit, Armando Cungu, para takimit të së enjten në “Elbasan Arena”.
Takimi i kthimit midis Kukësit dhe Torpedos së Kutaisit është i vlefshëm për turin e tretë eliminator të Ligës së Evropës dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.