AlbanianSport.com 14/08/2018 16:30
ASNN – Mungesa e infrastrukturës së duhur për t’u stërvitur në kushte normale, por edhe një konkurrencë mjaft më e madhe sesa para dy vitesh ishin shkaqet kryesore për humbjen e podiumit në Evropianin e Berlinit. Këto ishin, sipas atletes Luiza Gega, arsyet e paraqitjes së saj në garën e 3,000 metrave me pengesa.
Sidoqoftë, duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ajo shprehet e kënaqur me 2018-ën. Tanimë emocionet e garës janë fashitur dhe ajo është e qetë për të reflektuar mbi garën e Berlinit. Duke analizuar garën, ajo rrëfen edhe për vështirësitë që i krijon mungesa e infrastrukturës së përshtatshme.
Megjithatë, ajo është e kënaqur me këtë vit të karrierës së saj. Vetëm 32 të qindtat e sekondës ka qenë diferenca që e ka ndarë atleten shqiptare , Luiza Gega, nga podiumi dhe medalja e bronztë në garën e 3,000 metrave me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës që u mbyll të dielën në Berlin.