AlbanianSport.com 13/08/2018 19:35
ASNN – Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur të hënën në kryeqytet, Kukësi ka prezantuar edhe dy blerjet më të fundit, Ardian Cuculi dhe Omar Ture, me këtë të fundit që është në pronësi të Juventusit. Presidenti i klubit verilindor, Safet Gjici, thekson se Kukësi do të respektojë “fair play”-in edhe jashtë fushës së lojës, ndryshe nga gjeorgjianët, ndërsa beson tek përmbysja e humbjes së thellë në takimin e parë.
Kukësi beson tek përmbysja, pavarsisht humbjes 2-5 në Gjeorgji përballë Torpedos së Kutaisit. Presidenti i klubit verilindor, Safet Gjici, thekson se Kukësi do të respektojë “fair play”-in edhe jashtë fushës së lojës, ndryshe nga gjeorgjianët. Gjici beson se skuadra e tij është gati për sezonin e ri. Gjatë konferencës për shtyp mbajtur të hënën janë prezantuar edhe dy blerjet më të fundit, Ardian Cuculi dhe Omar Ture.
Ky i fundit që është në pronësi të Juventusit dhe që e ka pohuar se kjo aventurë tek Kukësi është një bankoprovë për rikthimin në Itali. Do të jap maksimumin për ta ndihmuar Kukësin të arrijë objektivat, ka theksuar futbollisti i huazuar nga gjigandja italiane. Ndërsa 31-vjeçari Cuculi thekson se Kukësi i ka kapacitetet për të synuar titullin. Kukësi e nis sezonin e ri të shtunën pasdite, me përballjen me Laçin.