Gjergj Vyshka 20.11.2014 16:10
Për të tretin edicion radhazi, Kombëtarja e 19-vjeçareve futbollit të femrave të Shqipërisë do të jetë pjesëmarrëse në Eliminatoret e Evropianit.
Nga shorti i hedhur dje në Nion të Zvicrës, Shqipëria do të jetë në grupin D përballë Skocisë, Austrisë dhe Ukrainës.
Ndeshjet do të luhen në Austri, nga data 14, deri më 22 shtator 2015, ndërsa futbolli i femrave të Shqipërisë, përtej rezultateve pozitive të kombëtares së madhe, ka shumë rrugë për të bërë.
Me të vetme skuadër që është ndeshur është Skocia, kurse me Austrinë e Ukrainën e ka për herë të parë. Ka luajtur dy herë me Poloninë, mandej me Italinë, Slloveninë dhe Norvegjinë.
Të gjitha me humbje. Kështu që pritet të kemi rezultate më të mira në vazhdim.