AlbanianSport.com 12/08/2018 21:25
ASNN – Skënderbeu e nisi sezonin e ri me trofe, duke fituar Superkupën e Shqipërisë. Skuadra korçare nuk zhgënjeu përballë Laçit të dielën në “Selman Stërmasi” edhe pse disa nga titullarët e sezonit të kaluar janë larguar nga ekipi pas dënimit të UEFA-s.
Një finale e fituar me përmbysje me shifrat 3-2 ajo e Skënderbeut në debutimin e Orges Shehit si trajner. Skuadra korçare edhe pse pati më shumë raste gjatë pjesës së parë nuk arriti të shënonte.
Me fillimin e pjesës së dytë ishte ekipi kurbinas që realizoi i pari me Lushkjen në minutën e 48-të. Revanshi i Skënderbeut nisi në të 54-tën minutë me golin e Alitit. Muzaka kaloi në epërsi kampionët në fuqi, me një 11-metërsh.
Bregu e bëri më të sigurt fitoren duke shënuar golin e 3-të për Skënderbeun dhe të parin me këtë fanellë. Xhixha vetëm sa zgjoi më kot shpresat e Laçit me golin e realizuar në minutën e 84-ët.
Kjo pasi fitorja mbeti e Skënderbeut që rrëmben për herën e tretë Superkupën e Shqipërisë. Fundjavën e ardhshme do të jetë radha e Kategorisë Superiore që të zhvillojë javën e parë.