Moto GP, Lorenco, “mbreti i malit” ngadhënjen në pistën austriake

Share Button

AlbanianSport.com 12/08/2018 15:55

ASNN – Në atë që ishte një finish i jashtëzakonshëm i një gare të jashtëzakonshme, Horhe Lorenco ka fituar garën e Çmimit të Madh të Austrisë, duke fituar duelin me bashkëatdhetarin e tij, Mark Markez. Sikundër çdo garë tjetër e këtij sezoni, edhe kjo e zhvilluar në pistën e Shpilbergut u soll të dielën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Gara e 11-të e këtij sezonit të Botërorit të Motoçiklizmit, Çmimi i Madh i Austrisë, ka kurorëzuar Horhe Lorencon si fitues të tij, duke ruajtur kështu të paprishur vazhdën e dominimit të “Dukati”-t në pistën e Shpilbergut.

Në atë që ishte një garë e jashtëzakonshme nga fillimi deri në fund dhe, që sikundër çdo garë tjetër e këtij sezoni, u soll të dielën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka qenë kampioni në fuqi i botës ai që ka guxuar dhe sfiduar deri në fund për ta thyer këtë dominim të skuadrës italiane dhe ka qenë shumë pranë. Por “Dukati” nuk lëshuar dhe, për ironi të fatit, ka qenë pikërisht piloti që do të largohet në fund të këtij sezoni, Lorenco, ai që ka mbajtur lart flamurin e skuadrës italiane, duke i mohuar bashkëatdhetarit të tij spanjoll fitoren në Austri.

E gjithë gara në Shpilberg ka qenë një betejë midis Markezit dhe dy pilotëve të “Dukati”-t, fillimisht me Doviciozon e më pak me Lorencon. Dhe në një finale dramatike, që e ka parë kampionin në fuqi të botës të ndërrojë shpesh kryesimin me Lorencon, por është ky i fundit që do të mbërrijë i pari në finish, ndërsa podiumin e ka plotësuar piloti tjetër i “Dukati”-t, Andrea Doviciozo. Kraçlou mori vendin e 4-t, i ndjekur më pas nga Petruçi, Rosi, Pedroza, Rinsi, Zarkoja dhe Bautista, që plotësoi 10-shen e të parëve.

Mark Markez e thellon kryesimin në krye të renditjes së përgjithshme të pilotëve, me 201 pikë, i ndjekur nga Valentino Rosi, me 142, Horge Lorenco me 130, Andrea Doviciozo me 129 dhe Maverik Vinjales me 113 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh