AlbanianSport.com 11/08/2018 17:50
ASNN – Bajerni i Mynihut është skuadra e fundit e cila ka hyrë në garë për transferimit e mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakitiç, shkruan “Mundo Deportivo”. Paris SG-ja dhe Monako janë gjithashtu të interesuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit, por ata tani do të duhet të luftojnë edhe kundër kampiones gjermane.
Për monentin, Barcelona nuk dëshiron ta shesë Rakitiçin e as futbollisti nuk dëshiron të largohet nga klubi katalonas. Për më tepër, tani që kanë mbetur vetëm edhe 20 ditë deri te mbyllja e afatit kalimtar, Barcelona do ta kishte të vështirë të gjente një zëvendësim për të. Për këto arsye, largimi i tij duket i pamundur.
Rakitic ishte këtë verë pjesë e skuadrës së përfaqësueses së Kroacisë, ku arriti të shpallej nënkampion i botës. Së bashku me Luka Modriçin e Realit të Madridit, ai ishin ndër lojtarët më të rëndësishëm për suksesin e Kroacisë. Në fakt, për skuadrën e Barcelonës, pavarësisht blerjes së Malkolmit, Arturo Vidalit, Klement Lengletit dhe Arthurit, kjo verë ka patur të bëjë me balancimin e librave dhe “pastrimin e ekipit”.
Me nëntë lojtarë të larguar nga “Camp Nou”, Barcelona ka regjistruar të ardhura në kufinjtë e 125 milionë eurove. Ndërkohë, blerje ka vetëm një milion më shumë, 126 milionë euro për 4 lojtarë.