AlbanianSport.com 11/08/2018 14:10
ASNN – Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka deklaruar se klubi e bleu Xherdan Shaqirin këtë verë pasi i nevojiteshin më shumë mundësi zgjedhjeje në repartin e sulmit dhe shqiptari, i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës, ishte zgjedhja më i mirë, pasi ai luan në shumë role të ndryshme. Ndërkohë që rivalët e Liverpulit mbetën të zhgënjyer nga kjo merkato, Liverpuli arriti t’i shpenzojë suksesshëm 198 milionë eurot që kishte rezervuar për merkaton e verës.
Madje që para se të zhvillohej ndeshja e finales së Ligës së Kampioneve. “Finalja e Ligës së Kampioneve nuk kishte të bëjë asgjë me ne planet tona për merkaton”, – ka thënë trajneri i Liverpulit duke duke vijuar: “Gjithçka ishte vendosur që atëherë dhe ne e kishin të qartë se çfarë kërkonim. Fakti që në skuadrën tonë nevojiteshin më shumë opsione në repartin e sulmit ishte i qartë edhe para finales.” Më tej, Klopi ka folur për shtatshkurtërin shqiptar të përfaqësueses helvete.
“Mendoj se Shaqiri është shembulli perfekt për mënyrën se çfarë lojtari duhet blerë. Ai i plotëson të gjitha kërkesat, mund të luajë në krahë, mund të luajë prapa sulmuesit dhe mund të luajë edhe në qendër të mesfushës. Kjo është diçka shumë e mirë”, – ka përfunduar trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop.