AlbanianSport.com 10/08/2018 13:15
ASNN – Përtej zhgënjimit nga gara e Izmir Smajlajt dhe gjithë debatit që pasoi, atletika shqiptare ka sjellë edhe një lajm të mirë nga Berlini, atje ku po zhvillohet Kampionati Evropian.
Atletja shqiptare, Luiza Gega, është kualifikuar për më tej në garën e 3,000 metrave me pengesa. Gega ka garuar rreth orës 12:40, në baterinë e dytë të kësaj gare, në pistën e Stadiumit Olimpik të Berlinit.
30-vjeçarja ka mbërritur në finishin e kësaj baterie në vendin e dytë, me kohën 9 minuta, 33 sekonda e 11 të qindtat, çka ka qenë e mjaftueshme për ta kaluar atë në finalen e 12 gushtit.