AlbanianSport.com 07/08/2018 19:35
ASNN – Ndonëse është rikthyer në Kategorinë e Parë pas vetëm një sezoni në Kategorinë Superiore, Lushnja po projekton rikthimin e shpejtë në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Të udhëhequr nga një njohje e vjetër e futbollit lushnjar si Ilir Gjyla, lagunarët kanë nisur javën e 6-të të përgatitjeve për sezonin e ri, ndërsa po kristalizohet gjithashtu edhe përbërja e skuadrës.
Tanimë ka shkuar në 19 numri i lojtarëve që kanë firmosur me klubin lushnjar dhe, ajo që nisi javën e shkuar me ardhjen e Bufasit dhe Allkanjarit, ka vijuar të hënën edhe me firmosjen e Kejdi Branicës. Tanimë Lushnja ka nevojë edhe për 6 lojtarë të tjerë për të plotësuar organikën, gjë që drejtuesit e klubit pritet ta bëjnë brenda datës 13 gusht 2018, kur do të zhvendosen në Pogradec për një fazë stërvitore.
Deri më tani, me klubin lushnjar kanë nënshkruar 19 futbollistë dhe ata janë dy portierët Ibrahim Bejte dhe Arjol Kaloshi, por edhe mbrojtësit Renato Dervishi, Franci Bufasi, Erjon Xhafa, Marius Korreshi dhe Dionis Musaku. Por kështu kanë firmosur edhe mesfushorët Klajdi Qose, Ledjan Taullau, Griseld Dervishi, Xhuljan Ikonomi, Armando Mezini, Ergys Alushi Melis Haxhiu dhe Ervis Gyla, si dhe sulmuesit Fation Sefa, Rediol Ademi dhe Kejdi Branica.