AlbanianSport.com 06/08/2018 18:45
ASNN – Ndeshjet eliminatore të Kombëtareve të volejbollit, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar përgjatë gjithë gushtit. Të dy ekipet kanë nisur të hënën stërvitjen dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri Altin Martiri ka përvijuar synimet e Kombëtares së vajzave kuqezi.
Shqipëria në volejboll për femra ka nisur përgatitjet për Eliminatoret e Kampionatit Evropian, teksa rikthehet në këtë veprimtari pas plot pesë vjetësh. Janë vetëm 9 ditë përgatitjeje, kurse ndeshja e parë do të jetë në fushë të huaj me Kroacinë. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri Altin Martiri ka folur edhe për ndryshimet në grupin e lojtareve.
E ajo që duket është se grupit i mungon Esmeralda Tuci, Sindi Marina, Xhozafa Sejfullai, por edhe Amarilda dhe Arjola Prenga. Vajzat kuqezi kanë patur fatin e mirë që në Lojërat Mesdhetare në Tarragona ta kishin përballë Kroacinë, që me pikë të ngushta në sete i ka mundur 3-0. Ndeshjet eliminatore të Kombëtareve të volejbollit, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.