Moto GP, “Dukati” triumfon, Doviciozo & Lorenco mposhtin Markezin

Share Button

AlbanianSport.com 05/08/2018 15:55

ASNN – “Dukati” dhe dyshja e tij e pilotëve, Andrea Doviciozo dhe Horhe Lorenzo kanë dhuruar spektakël të dielën në pistën e Bërnos në Moto GP, duke i mohuar fitoren kampionit në fuqi të botës, Mark Markez, i cili u detyrua të kënaqej me vendin e 3-të.  Megjithatë, spanjolli i “Hondës” ruan kryesimin e renditjes së përgjithshme, ndërsa emocionet e kësaj gare u përcollën për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Ka qenë një një garë jashtëzakonshme ajo e zhvilluar në kuadër të Çmimit të Madh të Republikës Çeke të dielën. Dhe Andrea Doviciozo korri fitoren e tij të parë në këto 5 muajt e fundit në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet ndryshe si Moto GP, duke triumfuar në pistën e Bërnos në një betejë 3-she me shokun e tij të skuadrës së “Dukatit”, Horhe Lorenzo, por edhe ndaj kampionit në fuqi të botës, Mark Markez.

Piloti italian i “Dukatit” ia doli t’u mbijetojë sulmeve nga të dy pilotët spanjollë në xhirot e fundit, edhe pse ishte ai që e kryesoi për shumicën e kohës këtë garë. Edhe pse Valentino Rosi bëri një nisje të mirë dhe luftoi deri në mesin e garës, veterani italian u detyrua të kënaqej me vendin e 4-t në këtë garë, që e mban atë në vendin e dytë të renditjes. Rosi është në kuotën e 132 pikëve, por plot 49 pikë pas Markezit kryesues me 181.

Fitorja në garën e së dielës nënkupton se Doviciozo është ngjitur në vendin e 3-të të renditjes së përgjithshme, në kuotën e 113 pikëve, duke kapërcyer në renditje mbi pilotin tjetër të “Jamaha”-s, Maverik Vinjales, që u rrëzua që në fillim në pistën çeke. Vinjales zbret në vendin e 4-t, me 109 pikë, 4 më tepër sesa Horhe Lorenco i Dukatit. Dhjetëshen e të parëve në garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke e plotësoi Kal Kraçloi, Danilo Petruçi, Johan Zarko, Dani Pedroza, Alvaro Bautista dhe Andrea Janone.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh