AlbanianSport.com 04/08/2018 23:45
ASNN – Pritet shumë prej tij dhe ai nuk po zhgënjen. Xherdan Shaqiri edhe sonte pati një paraqitje mjaft të mirë për skuadrën e tij të re, Liverpulin. Kosovari duket se do të jetë një xhevahir i trajnerit Jurgen Klop këtë sezon, për shkak se, sapo ka hyrë në fushë në pjesën e dytë, në minutën e 46-të, ai bëri ndryshimin e lojës.
Shaqiri ishte vendimtar në golin e tretë të skuadrës angleze, pasi që ishte ai që pasoi të Mohamed Salahu, i cili u kthehet golave për Liverpulin pas një mungese të gjatë. Shaqiri pati ndikim edhe në golin e katërt, të shënuar nga Starridxh, pasi ishte pasimi i tij dhe aksioni që ai nisi, që përfundoi me gol.
Gjilanasi pati edhe disa driblime, ndërsa skuadra angleze e mposhti me rezultatin 5-0 Napolin, ekipin e strategut të njohur, Karlo Ançeloti.