AlbanianSport.com 04/08/2018 13:55
ASNN – Në Kampionatin Evropian të Notit, që të premten nisi në Glasgou, në pishinë kanë zbritur edhe dy garuesit e parë të Kosovës. Dhe, Fjorda Shabani dhe Dren Ukimeraj dolën të fundit në renditjen përfundimtare në disiplinat ku morën pjesë. Ndërkohë më keq se ata ishte e reja Eda Zeqiri.
Ajo nuk është paraqitur fare në disiplinën e saj me arsyetimin se është ndier e lodhur, raportojnë mediat e Prishtinës. Shabani mori pjesë në disiplinën 50 metra bretkosë dhe garimin e mbylli në vendin e fundit, atë të 55-in, me kohë prej 28 sekondash e 16 të qindtat.
Ajo ishte plot 4 sekonda e 2 qindtat prapa kohës që regjistroi fituesja e 50 metrave në këtë stil, suedezja Sara Sjëstrëm. Arritja e saj në këtë disiplinë ishte përmirësimi i rezultatit personal. Ndërkohë Ukimeraj regjistroi rezultat më të dobët se koha e tij më e mirë.
Në 50 metra shpinë Ukimeraj përfundoi garën për 29 sekonda e 78 të qindtat dhe kjo paraqitje i siguroi vetëm vendin e fundit, të 53-in.