AlbanianSport.com 03/08/2018 14:45
ASNN – Ka ardhur si një rrufe në qiell të pastër, pasi Daniel Rikiardo pritej të nënshkruante një marrëveshje të re me “Red Bull”-in, e cila e ka mbështetur atë që nga viti 2008. Por tanimë skuadra austriake ka zbuluar se piloti australian do të largohet nga ekipi, ndërsa pritet shumë shpejt edhe zyrtarizimi i kalimit të tij tek “Renoja” (“Renault”). Kështu, Daniel Rikiardo do të largohet nga ekipi i “Red Bull”-it në fund të këtij sezoni të Formula 1 do të bashkohet me “Renault”.
Rikiardo pritej të nënshkruante një marrëveshje të re me skuadrën austriake, e cila e ka mbështetur atë që nga viti 2008. Kur u pyet nga mediat sportive këtë javë, se pse nuk ishte konfirmuar e ardhmja e tij tek “Red Bull”-i para pushimit veror, Rikiardo u përgjigj se po bëheshim vetëm disa “sqarime hollësish”. Por tanimë skuadra austriake ka zbuluar se piloti australian do të largohet nga ekipi, ndërsa pritet shumë shpejt edhe zyrtarizimi i kalimit të tij tek “Renault”.
Drejtuesi i “Red Bull”-it, Kristian Horner, tha se respektonte plotësisht vendimin e Danielit për t’u larguar dhe i uroi atij gjithë të mirat në të ardhmen. “Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë për përkushtimin dhe rolin që ka luajtur që kur u bashkua me skuadrën në vitin 2014, padyshim pikat kulmore të këtij bashkëpunimi ishin 7 fitoret dhe 29 podiumet që ai ka arritur deri tani me ne”, – tha Horner.
“Ne do të vijojmë tani të vlerësojmë mundësitë e shumta për zgjedhje që kemi përpara, përpara se të vendosim se cili pilot do të garojë përkrah Maks Verstapenit për sezonin 2019”, – vijoi ai. – “Ndërkohë, ka ende 9 gara të mbetura në këtë sezon dhe jemi plotësisht të fokusuar në maksimizimin e çdo mundësie për Maksin dhe Danielin për pjesën e mbetur të sezonit.” Rikiardo bëri debutimin e tij në Formula 1 në mesin e vitit 2011 kur “Red Bull”-i e vendosi atë si pilot të skuadrës simotër, “Toro Roso”.
Por “Renault” ishte në gjendje ta bindte Rikiardon se i ofronte një alternativë më të besueshme sesa “Red Bull”-i, për më tepër që skuadra austriake do të adoptojë motorët e Hondës pas një bashkëpunimi gjithnjë e më polemizues me skuadrën franceze. Tek “Renault” Rikiardo do të ketë si partner Niko Hulkenbergun, i cili është nën kontratë edhe për vitin 2019.