AlbanianSport.com 02/08/2018 12:30
ASNN – Sonte në mbrëmje luhet ndeshja e kthimit midis Laçit dhe Moldes, e vlefshme për turin e dytë eliminator të Ligës së Evropës, dhe si trajneri i kurbinasve, Besnik Prenga, ashtu edhe ai i norvegjezëve, Solskjaer, kanë dalë të mërkurën në një konferencë për shtyp.
Të dy trajnerët kanë kërkuar vlerësim të takimit të sotëm, pavarsisht se nordikët e kanë fituar ndeshjen e parë 3-0. Takimi i sotëm do të luhet në Stadiumin e Laçit, duke nisur nga ora 17:00. Laçi e ka kapërcyer atë humbje të thellë në ndeshjen e parë dhe shkon me mendësi ndryshe në ndeshjen e kthimit.
Trajneri Besnik Prenga ka garantuar se skuadra e tij do të japë maksimumin ndaj norvegjezëve të Moldes. Ndërkaq, skuadra e tij e ka fituar ndeshjen e parë 3-0 në shtëpi, por për trajnerin e Moldes, Ole Gunar Solskjaer, kualifikimi nuk është një çështje e mbyllur përballë Laçit.
“Në futboll, asgjë nuk mbaron derisa të fishkëllejë gjyqtari dhe këtu kemi ardhur për të bërë një punë të mirë dhe një ndeshje të mirë, – ka thënë ish-futbollisti i njohur i Mançester Junajtid. – Kemi një skuadër të mirë dhe besoj që rezultati që arritëm në shtëpi e dëshmoi këtë.”
“Na janë kthyer edhe disa lojtarë nga dëmtimet dhe kemi marrë edhe dy përforcime, ndaj mbetet një ndeshje e rëndësishme për ne”, – ka shtuar ai. Takimi Laçi-Molde, i vlefshëm për ndeshjet e kthimit të turit të dytë eliminator të Ligës së Evropës, do të luhet sonte në Stadiumin e Laçit, duke nisur nga ora 17:00.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.\