(Video) Shkëndija e Tetovës, kualifikim, por edhe financa të shtuara

Share Button

AlbanianSport.com 02/08/2018 08:50

ASNN – Ndërkohë që Kukësi shpresonte të mbërrinte në turin e 3-të eliminator të Ligës së Kampioneve, një tjetër skuadër shqiptare, Shkëndija e Tetovës, e ka bërë të martën në mbrëmje një gjë të tillë. Skuadra e shqiptarëve të Maqedonisë ka trimfuar në duelin me moldavët e Sherifit të Tiraspolit, duke i shtuar arkës së klubit edhe 1.7 milionë euro të ardhura.

Shkëndija e Tetovës vazhdon të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në veprimtaritë evropiane dhe skuadra e shqiptarëve të Maqedonisë ka shkruar të martën në mbrëmje një tjetër kapitull të suksesshëm në historinë e saj. Kuqezinjtë tetovarë kanë trimfuar në duelin me moldavët e Sherifit të Tiraspolit, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 1-0.

Goli i shënuar në pjesën e parë të sfidës së para një jave në Maqedoni, nga Besart Ibraimi, i ka mjaftuar Shkëndijës për të marrë një fitore minimale në atë sfidë dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani ia ka dalë ta mbrojë këtë fitore edhe në ndeshjen e kthimit. Pavarsisht një dominimi të lojës nga skuadra vendase, tetovarët nuk e kanë lejuar prekjen e rrjetës së tyre përgjatë 95 minutave të lojës në Moldavi, duke marrë një barazim të bardhë që i kualifikon për më tej.

Megjithatë, tanimë sfida është e vështirë, pasi, në turin e 3-të eliminator, Shkëndija e Tetovës do të përballet me Salcburgun. Ndeshja e parë do të luhet në Austri,  më datë 7 gusht 2018, ndërsa e dyta në Maqedoni, një javë më pas. Por, ajo që duhet shtuar është se ky kualifikim jo vetëm që ishte arritje historike për kuqezinjtë e Tetovës, por edhe një rritje e ndjeshme e buxhetit të klubit.

Sepse, nëse bëhen llogaritë, nga turi i parë i Ligës së Kampioneve, tek i dyti dhe i treti, por edhe në rast eliminimi edhe  në “play-off”-in e Ligës së Evropës, pra, edhe duke mos arritur të shkojë në grupe, arka e kuqezinjve do të pasurohet mjaftueshëm. Pra, që sot mund të themi se Shkëndija e Tetovës ka fituar minimalisht 1,7 milionë euro. Turi i parë ka sjellë 280 mijë euro, i dyti 380 mijë euro të tjera, ndërsa i treti 480 mijë euro.

Në “play-off”-in e Ligës së Evropës fiton edhe 300 mijë euro të tjera, ndërsa si solidaritet, në rast se nuk arrin të shkojë në grupet e kësaj veprimtarie, UEFA i dhuron edhe 260 mijë euro të tjera.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh