AlbanianSport.com 15/07/2018 09:45
ASNN – Joli Karafili dhe Rudina Baku janë dy vajza që kanë thyer një tabu në sportin shqiptar. Ato janë bërë të parat femra që marrin pjesë në një garë zyrtare të çiklizmit shqiptar. Të dy vajzat garuan kundër njëra-tjetrës në veprimtarinë e mbajtur ditët e fundit në kryeqytet, si në garën e kronometrit, ashtu edhe në atë të rezistencës, duke i mbyllur me sukses këto dy gara.
Ka qenë shumë domethënës ky urim i kryegjytarit të Kampionatit Kombëtar të Rrugës, Abedin Guzja, për Rudina Baku, e cila u bë femra e dytë që merr pjesë në një garë zyrtare të çiklizmit shqiptar. Për Rudinën, ky ishte materializimi i një pasioni të hershëm. Ndërsa ajo që mund të quhet dallëndyshja e parë e dyrrotakëve në Shqipëri, Joli Karafili, nuk e ka fshehur kënaqësinë që tashmë nuk është vetëm.
Të dy vajzat garuan kundër njëra-tjetrës në veprimtarinë e mbajtur ditët e fundit në kryeqytet, si në garën e kronometrit, ashtu edhe në atë të rezistencës, duke i mbyllur me sukses këto dy gara. Por, a kanë ato një apel për vajzat e tjera? Edhe Rudina beson se rruga tanimë është hapur. Të dyja vajzat kanë shijuar edhe podiumin, që, për momentin, është i gjithi i tyre.