AlbanianSport.com 15/07/2018 08:50
ASNN – Trajneri i përfaqësueses angleze, Gareth Sauthgejt, është bërë shpejt i dashur për të gjithë tifozët anglezë. Këta të fundit janë të kënaqur me punën dhe arritjet e tij me përfaqësuesen e vendit të tyre. Për këtë ata kanë nënshkruar një peticion ku do të kërkojnë që Sauthgejti të marrë titullin “Sër”. Peticioni deri tani është nënshkruar nga 6,000 njerëz.
Edhe pse Anglia nuk shkoi dot në finalen e Botërorit rus, trajneri i përfaqësueses së “3 Luanëve” ka fituar zemrat e gjithë tifozëve në mbarë vendin. Rrugëtimi i përfaqësueses së Anglisë në Rusi ka qenë i shkëlqyer, kjo falë djemve që kanë veshur fanellën e saj, si dhe drejtimit profesional të Sauthgejt. Për këtë, janë të shumtë ata që kanë menduar që ai të bëhet “kalorës” dhe të marrë titullin “Sër”.
Me anë të një peticioni, iI cili deri tani është nënshkruar nga 6,000 njerëz, por që pritet të arrijë deri në 7,500, që është edhe minimumi i nënshkrimeve për të bërë një kërkesë të tillë, do t’i kërkohet familjes mbretërore që Sauthgejti të marrë titullin. Në peticion shkruhet: “Ne vërtet u mundëm nga Kroacia, por përfaqësuesja jonë vjen kthehet me kokën lart, pasi shkoi në gjysmëfinalen e një Botërori, ku mungonte që nga 1990-ta.”
“Për punën e mirë që ka bërë me ekipin tonë përfaqësues, Sauthgejti meriton të bëhet kalorës, sepse ai arriti ta çojë ekipin tonë deri atje ku gjithë Anglia mund të krehohet”, -shkruhet më tej në peticion. Trajneri 47-vjeçar e ka humbur një betejën e fundit,pasi nuk ka arritur dot të të mundë Belgjikën të shtunën, në duelin për vendin e 3-të e të 4-t të Botërorit.