Tenis / Kerber, “precizion” gjerman në “Uimbëlldon”, fitore në 65 minuta

Share Button

AlbanianSport.com 15/07/2018 07:55

ASNN – Anxhelikë Kerber pati nevojë për vetëm 65 minuta, për të korrur një fitore të pastër në dy sete, me shifrat 6-3, 6-3 dhe për të rrëmbyer trofeun e turneut prestigjioz të Uimbëlldon”-it në tenisin e femrave. Ajo bëhet tenistja e parë gjermane që e fiton “Uimbëlldon”-in që nga triumfi i idhullit të saj të fëmijërisë, Stefi Graf në 1996-ën. Ndërkaq, misioni i Serena Uilliamit për ta fituar për herë të 8-të turneun prestigjioz të Uimbëlldon”-it në tenisin e femrave u ndal të shtunën pasdite, falë një loje bindëse, të karakterizuar nga goditjet e forta, durimi dhe saktësia, të gjermanes Anxhelikë Kerber.

Kjo e fundit, një nga 5 femrat e vetme që e kanë mundur Serenën në një finale të turneve madhorë, që njihen ndryshe si “Grand Slam”-e, pati nevojë për vetëm 65 minuta, për të korrur një fitore të pastë në dy sete, me shifrat 6-3, 6-3. Sidoqoftë, 36-vjeçarja Uilliams, largohet nga ky turne si një fituese në shumë aspekte. Ajo erdhi në këtë finale vetëm 10 muaj pas një lindjeje të vështirë dhe me pasoja të rënda dhe kishte deklaruar gjatë këtij turneu se rikthimi i saj nuk kishte të bënte me pasurimin e mëtejshëm të bilancit të saj prej 23 titujsh madhorë.

Por më tepër për t’u dëshmuar femrave mbi atë që ishte e mundur. Ky ishte turneu i saj i 4-t që nga rikthimi në fushën e lojës, teksa mungesa prej 13 muajsh i kushtoi rënien nga vendi i parë në atë të 491-të në renditjen botërore. Ndonëse Uilliamsi kishte fituar 6 nga 8 përballjet e fundit me Kerberin, gjermania ishte thjesht e pagabueshme në finalen e së shtunës, duke bërë vetëm 5 gabime, kundrejt 24 gabimeve të amerikanes. Kështu, Serena Uilliams duhet të presë deri në turneun amerikan të “US Open”, për të barazuar rekordin historik të Margaret Kortit të 24 turneve madhorë të fituar.

Ndërsa Kerberi ka shkruar një kapitull të ri në historinë e saj. Ajo bëhet tenistja e parë gjermane që e fiton “Uimbëlldon”-in që nga triumfi i idhullit të saj të fëmijërisë, Stefi Graf në 1996-ën, dhe ia shton trofeun e së shtunës atyre të fituar në 2016-ën në “Australian Open” dhe “US Open”. Sikundër gjysmëfinalet e meshkujve, edhe kjo finale e femrave u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 2, në komentin e Erti Kristos.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh