AlbanianSport.com 13/06/2018 15:15
ASNN – Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, ka firmosur me nënkampionen e Serisë A1, por edhe fituesen e Kupës dhe të Superkupës në Itali, Igor Volej Novara. Kësisoj, shtatlarta kuqezi arrin në nivelin më të lartë të volejbollit italian, por edhe një skuadër me histori në veprimtaritë evropiane. Ka punuar fort, duke shkëlqyer në dy sezonet e saj të para në Serinë A2 dhe puna e saj është shpërblyer, sepse Erblira Bici ka zyrtarizuar sot një kontratë me nënkampionen e Italisë, Igor Volej Novara.
Një gjë e tillë është bërë e ditur të mërkurën në një njoftim për shkurtër, të afishuar në profilin e klubit të njohur italian në rrjetin social “Facebook”. “Është zyrtarizuar firma me Erblira Bicin për sezonin 2018-2019, – shkruan njoftimi në fjalë, që më pas vijon: “Diagonalistja shqiptare ka lindur më 1995-ën dhe që të do të festojë 23-vjetori më 27 korrik të këtij viti. 185 cm e lartë, Bici ka bërë dy sezone të jashtëzakonshme në Serinë A2 me fanellën Lpm Mondovisë, duke shënuar gjithsej 1028 pikë.”
“Ajo ka qenë e dyta në renditje vetëm pas ish-volejbollistes së përfaqësueses italiane, Vanzurovës. Gjatë këtij viti, ajo e ka ndihmuar Shqipërinë të arrijë në 4-shen finale të Ligës së Argjendtë të Evropës, që do të luhet në fundjavë në Suedi, duke qenë shënuesja e dytë më e mirë pas suedezes Ha’ak”, – përfundon njoftimi i klubit italian. Skuadra e Novarës, e cila ka fituar edhe Kupën CEV në volejboll për femra në sezonin 2002-2003, ka fituar dy herë Kupën e Italisë në sezonet 2014-2015 dhe 2017-2018, si dhe titullin “kampion” në sezonin 2017-2018.
Kësisoj, volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, arrin në nivelin më të lartë të volejbollit italian, por edhe një skuadër me histori në veprimtaritë evropiane.