KOKSH / Prezantohet Shqipërinë e “Tarragona 2018”, plot 61 sportistë

Share Button

AlbanianSport.com 13/06/2018 13:25

ASNN – Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka prezantuar dje delegacionin sportiv, që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës, nga data 22 qershor, deri më 1 korrik 2018. Janë 61 sportistë në 13 disiplina sportive, ndërsa për herë të parë përfaqësohemi në hark dhe kanoe, pa harruar taekuondonë (World), që tashmë është sport olimpik, apo dhe karatenë e xhudo. Në listë mungon futbolli, kurse volejbolli është me ekip të plotë.

Nëse tek femrat e rrjetës nuk ka asnjë ndryshim, aq më tepër që do të merret pjesë në fazën finale të Ligës së Evropës, tek meshkujt nuk do të jetë për arsye personale dhe familjare trajneri Jani Melka, sikurse dhe kapiteni Gazmend Husaj. Firmosja e kontratës së re me kampionen e Francës, Turs, e detyron që tashmë të përqendrohet tek ta për të qenë më pas gati për Eliminatoret e Kampionatit Evropian në gusht. Ndërkohë në çiklizëm do të merret pjesë në garën e rrugës.

Kurse në kronometër do të jetë vetëm Eugert Zhupa. Po kështu do të jenë dy gjyqtarë ndërkombëtarë, Klodian Gjata në pingpong dhe Konalsi Gjoka në volejboll. Shqipëria në është në “streetball”. E që nga e hëna ka nisur dhe grumbullimi i ekipeve dhe përgatitja e tyre në parkun olimpik. Më 18 qershor do të jetë ceremonia e dorëzimit të flamurit në presidencë e më pas, edhe sipas presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, shpreson që të kemi medalje, ashtu sikurse ka ndodhur në të gjitha pjesëmarrjet tona në Lojërat Mesdhetare.

 

Lista e sportistëve pjesëmarrës në “Tarragona 2018”

 

Atletikë: Izmir Smajlaj (Kërcim së gjati), Luiza Gega (3000 metra me pengesa, 1500 metra), Relaksa Dauti (800 metra), Franko Burraj (400 metra). Trajnerë: Taulant Stërmasi, Gjergji Ruli

 

Boks: Ardit Murja (pesha 52 kg), Krenar Zeneli (pesha 56 kg), Arjon Kajoshi (pesha 75 kg), Bekim Vjerdha (pesha 81 kg). Trajnerë: Zef Gjoni, Jozef Sermi

 

Çiklizëm: Ridion Kopshti, Eugert Zhupa, Marolino Hoxha, Xhuljano Kamberaj, Ylber Sefa. Trajnerë: Luan Sallaku

 

Hark: Jurgen Hoxha, Ermir Çina, Sibora Dingu

 

Xhudo: Aurora Shkoza (pesha 57 kg), Indrit Çullhaj (pesha 66 kg), Jon Vrenozi (pesha 75 kg). Trajner: Shkurt Çullhaj

 

Karate: Xhino Toli (pesha 67 kg), Bekim Basha (pesha 75 kg). Trajner: Ramiz Ismailgecaj

 

Mundje: Alban Neçaj (stili i lirë, pesha 65 kg), Eriglent Prizreni (stili greko-romak pesha 87 kg), Osman Hajdari (stili i lirë, pesha 74 kg). Trajner: Leonard Çakmashi

 

Not: Franc Aleksi (400 dhe 1500 metra stil i lirë), Nikol Merizaj (50, 100, 200 metra stil i lirë). Trajner: Jurgen Fici

 

Pingpong: Sadush Tosuni, Kamela Katillari. Trajner: Gëzim Tosuni

 

Qitje: Arben Kuçana (10 metra ajër pistoletë), Henri Rufa (10 metra ajër pistoletë) Kristina Hanxhara (10 metra ajër pistoletë). Trajnere: Diana Mata

 

Kanoe: Ervin Bushi, Daniel Lazaj Trajner: Edi Theka

Taekuondo (World): Elord Gjana (pesha 58 kg), Juirdo Cani (pesha 68 kg). Trajner: Julian Caca

 

Tenis: Mario Zili. Trajner: Fatos Nallbani

 

Volejboll Femra: Arjola Prenga, Malvina Tuci, Erblira Bici, Joana Kushi, Xhozafa Sejfullai, Sava Thaka, Cezarina Xheka, Amarilda Sijoni Prenga, Esmeralda Tuci, Artiola Rexhepi, Sindi Marina, Izabela Dodani, Fatbardha Picaku. Trajnerë: Altin Martiri, Roland Tarja

 

Volejboll Meshkuj: Amarildo Deliu, Adri Arapi, Anis Çullhaj, Anton Qafarena, Asmend Kula, Kristi Bërdufi, Marjan Gjoklaj, Norgen Baruti, Osman Qefa, Redjo Koçi, Semir Dragoi, Renato Kola. Zv.trajnerë: Vasileios Mitrouidis dhe Dritan Bardhi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh