AlbanianSport.com 13/06/2018 12:30
ASNN – Për trajneri e Nën-21-vjeçarëve kuqezi, Alban Bushi, lojtarët që u përfituan gjatë 3 ndeshjeve të fundit miqësore janë një investim për të ardhmen. Ish-futbollisti i Kombëtares ka qenë konkret në analizën e tij, duke veçuar disa emra në konferencën për shtyp dhënë të mërkurën.
Trajneri i Shpresave e ka hedhur tanimë vështrimin drejt ndeshjeve të fundit. Shpresat e Shqipërisë kanë mbyllur një fazë përgatitore ku zhvilluan edhe 3 ndeshje miqësore, një fazë që për trajnerin Alban Bushi, ishte mjaft e dobishme. Për trajneri kuqezi, ky është një investim për të ardhmen.
Ish-futbollisti i Kombëtares ka qenë konkret në analizën e tij, duke veçuar disa emra. Bushi pranon se shënimi i një goli nga portieri Selmani në barazimin me Bjellorusinë, ishte shenjë mungese e realizimit nga sulmuesit. Trajneri i Shpresave e ka hedhur tanimë vështrimin drejt ndeshjeve të fundit.