AlbanianSport.com 12/06/2018 11:35
ASNN – Presidenti i Federatës së Futbollit të Ganës, (GFA), Kuesi Njantakji, ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi FIFA e ka pezulluar për 90 ditë me akuza për korrupsion. Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të GFA, Kuesi Njantakji kërkoi falje “pa rezerva” për “një seri gabimesh të padiskutueshme” mbi të cilat FIFA u bazua për të nisur hetimin etik mbi veprimtaritë e tij.
Nyantakyi u akuzua në një dokumentar të titulluar “Numri 12”, të drejtuar nga gazetari hulumtues Anas Aremejo, në të cilin shfaqej Njiantakji duke kërkuar ryshfet që arrinte në disa milionë dollarë. Në dokumentar shihet si ai kishte kërkuar 11 milionë dollarë (9.3 milionë euro) nga gazetarët që paraqiteshin si investitorë për të siguruar kontrata qeveritare.
Ai dyshohet gjithashtu se u përpoq të përfitonte personalisht nga një marrëveshje sponsorizimi pesëvjeçar-vjeçare me GFA. Pamjet e fshehura të kamerës treguan gjithashtu se gjyqtarët po merrnin nga 100 dollarë secili. Ministri i Informacionit i Ganës, Mustapha Abdul-Hamid, tha se qeveria do të shpërndajë GFA-në për shkak se është një sistem i kalbur. FIFA e ka pezulluar Njantakjin nga “të gjitha veprimtaritë e lidhura me futbollin” për 90 ditë, deri në përfundim të hetimit, që cili do të zgjasë 45 ditë.
Futbolli është sport kombëtar në Ganë dhe kjo gjë ka tronditur mbarë opinionin në vend, pak më shumë se një javë para fillimit të fazës finale të Botërorit në Rusi, në të cilën afrikanët nuk arritën të kualifikoheshin.