Botërori 2018 / Lionel Mesi zbulon favoritët e tij, flet për të ardhmen

Share Button

AlbanianSport.com 12/06/2018 07:55

ASNN – Ylli i futbollit botëror, Lionel Mesi, i cili mbush 31 vjeç gjatë Botërorit rus, beson se Spanja, Brazili, Gjermania, Franca dhe Belgjika janë favoritet e tij kryesore për ta fituar titullin e kampiones së botës. Ndërkohë, kapiteni i Argjentinës tha se e ardhmja e tij ndërkombëtare do të përcaktohet nga paraqitja e përfaqësueses së vendit të tij në këtë Botëror. Argjentina do të përballet në grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, deklaroi se e ardhmja e tij ndërkombëtare do të përcaktohet nga paraqitja e përfaqësueses së vendit të tij në Botërorin e këtij viti në Rusi. “Do të varet nga ajo sesa larg do të shkojmë dhe sesi do ta mbyllim këtë Botëror”, – tha ai, duke folur për të përditshmen sportive katalane, “Sport”. “Ne kemi humbur 3 finale radhazi, çka na ka çuar drejt disa periudhave të vështira edhe me shtypin, – vijoi sulmuesi i Barcelonës.”

“Sidomos me shtypin argjentinas, sepse ne kemi diferenca opinionesh mbi atë  se ç’do të thotë të shkosh deri në këto 3 finale”, – shtoi sulmuesi i Barcelonës. Argjentina u mund 0-1 në kohën shtesë në finalen e Botërorit të 2014-ës në Brazil përballë Gjermanisë, përpara se dështonte dy herë radhazi përballë Kilit në finalen e “Copa America”-s në 2015-ën dhe 2016-ën. Mesi, i cili mbush 31 vjeç gjatë Botërorit rus, beson se Spanja, Brazili, Gjermania, Franca dhe Belgjika janë favoritet e tij kryesore për ta fituar titullin e kampiones së botës.

“Janë shumë skuadra që vijnë në këtë Botëror me shumë besim në vetvete, por edhe me talente si skuadër dhe si individë”, – përfundoi 5 herë fituesi i “Topit të Artë”.  Argjentina është njëra nga të paktat skuadra që shkojnë në Botërorin e Rusisë pa një “provë gjenerale”, pasi miqësorja e planifikuar me Izraelin, u anulua për shkak të gjendjes në Palestinë dhe kërcënimeve për sulme nëse një ndeshje e tillë do të zhvillohej. Argjentinasit do të ndeshen në grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh