AlbanianSport.com 11/06/2018 15:20
ASNN – Një tjetër skuadër që ka zbarkuar në Moskë është edhe përfaqësuesja e Perusë, e cila ka mbërritur pasditen e së dielës. Përfaqësuesja amerikanolatine do të stërvitet në stadiumin 18,000-vendësh “Khimki Arena” në dalje të kryeqytetit rus.
Peruja është pjesën e grupit C dhe do të përballet me Danimarkën më 16 qershor në Saransk, me kampionen e botës më 1998-ën, Francën, më 21 qershor në Jekaterinburg dhe me Australinë në Soçi më 26 qershor 2018.
Përfaqësuesja e Perusë vjen në “Rusi 2018” si skuadra e 11-të në renditjen e FIFA-s, një pozicion që e ka ruajtur që nga nëntori i vitit të shkuar. Peruja mbetet përfaqësuesja e 4-t nga Amerika e Jugut në renditjen botërore, pasi Brazilit, që renditet i dyti, Argjentinës, që është e 5-ta dhe Kili, që është i 9-ti.