Botërori 2018 / Franca, barazim të lodhur në Lion, Deshomp, i kënaqur

Share Button

AlbanianSport.com 11/06/2018 08:00

ASNN – Pol Pogba bëri një paraqitje të mirë, por Franca dukej e lodhur në atë barazim 1-1 të arritur të shtunën në Lion përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xhulian Griin i kaloi amerikanë në epërsi paka para fundit të pjesës së parë, por Kilian Mbape barazoi më pas shifrat për vendasit. Vetë trajneri Didië Deshomp e pranoi se skuadra e tij vuajti në aspektin fizik.

“Ne na mungonte dukshëm energjia, por është e kuptueshme, pasi punuam fort dhe patëm shumë mundësi për të shënuare më tepër, por nuk ia dolëm, – ka thënë trajneri francez. – Kishim përballë një skuadër të re amerikane dhe një sistem që lë më pak hapësira, prandaj kërkon më tepër saktësi dhe lëvizshmëri.” Mbase duke menduar për ndeshjen me Australinë, Franca la për të dëshiruar për ritmin e lojës së saj, por kjo nuk e shqetëson trajnerin e përfaqësueses.

“Do të më pëlqente të fitoja 5-0, por, po të kishte ndodhur kështu, do të shkonim në Botëror duke thënë: “Hajt se Australia na pret”, – ka thënë Deshompi. – Të paktën tanimë ne e dimë që do të shkojmë atje të paralajmëruar, të ndërgjegjshëm se do të përballemi me vështirësi, çka është normale në një Botëror. Unë jam i lumtur me punën që kemi bërë dhe ndonëse kjo nuk ishte më e mira e 3 ndeshjeve miqësore që ne kemi bërë në prag të Botërorit, s’kam asnjë keqardhje për vështirësitë që hasëm në këtë takim.”

Pogba ishte fishkëllyer para një jave në fitoren 3-1 ndaj Italisë, por ishte pasimi i tij që çoi në golin e Mbapesë. Dhe Dëshompi ka nxituar të dalë në mbrojtje të futbollistit të tij teksa thotë: “Ai mund të bëjë gjithçka, por nuk mund t’i bëjë të gjitha në të njëjtën kohë. Ai nuk mund ta marrë topin nga prapa, të driblojë, të pasojë e të shënojë njëkohësisht. Ai ka mënyrën e vet të të bërit të gjërave dhe kjo nuk e ndal fantazinë e tij, kur ajo shndërrohet në efikasitet, kur ajo shndërrohet në një  mundësi për gol.”

“Ai e ka një aftësi të tillë”, – shtoi Dëshompi. Franca e nis Botërorin “Rusi 2018” me përballjen e 16 qershorit me Australinë, e cila fitoi 2-1 ndaj Hungarisë më herët të shtunën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh